Publikohet videoja e një Bugatti Chiron Sport duke kapur shpejtësinë prej 413 km/h
Autostrada mbetet bastioni i fundit i shpejtësisë maksimale, ku mund të vozitësh pa rrezikuar burgun.
Ekziston një keqkuptim se autostrada gjermane nuk ka fare kufij shpejtësie.
Në realitet, rreth 30 për qind e gjatësisë së saj i kufizon shoferët të testojnë aftësitë e plota të veturave të tyre.
Siç raportohet, ka pasur presion të vazhdueshëm për të vendosur kufizime të shpejtësisë në të gjithë autostradat.
E deri sa të ndodhë ajo, ende do të publikohen video të tilla.
Pronari i një Bugatti Chiron Sport me 1,500 kuaj fuqi ka arritur një shpejtësi prej 413 km/h në një autostradë gjermane.
Por, nuk është vetëm shpejtësia ajo që bën përshtypje. Chiron Sport duket se ka burime të pafundme fuqie.
Ndryshe, Bugatti është disa javë larg prezantimit të modelit të ri me motor V16. /telegrafi