Google do të investojë një miliard euro në qendrën finlandeze të të dhënave për të nxitur rritjen e Al-së

Google do të investojë një miliard euro në qendrën finlandeze të të dhënave për të nxitur rritjen e Al-së

Auto&Tech May 21, 2024 - 11:41

Google në pronësi të Alphabet do të investojë 1.1 miliard euro të tjera në zgjerimin e kampusit të qendrës së të dhënave në Finlandë, për të nxitur rritjen e biznesit të Al në Evropë.

Vitet e fundit janë vendosur shumë qendra të dhënash në vendet nordike për shkak të klimës më të freskët, uljes së taksave dhe disponueshmërisë së bollshme të energjisë së rinovueshme.

Edhe kapaciteti i energjisë së erës në Finlandë është rritur shpejt vitet e fundit, me 75 për qind vetëm në vitin 2022, shkruan Reuters.

Prandaj, ka kapacitet të rinovueshëm në dispozicion për qendrat e të dhënave si ajo e Google.

Analistët besojnë se konsumi i energjisë në qendrën e të dhënave do të rritet masivisht për shkak të rritjes së shpejtë të përdorimit të Al.

“Nxehtësia që del nga qendra jonë finlandeze e të dhënave do të drejtohet në rrjetin e ngrohjes qendrore në Hamina aty pranë, duke mbuluar familjet lokale, shkollat ëdhe ndërtesat e shërbimeve publike”, tha Google në një deklaratë.

Ndryshe, përveç investimit finlandez, gjiganti teknologjik ka njoftuar se do të ndërtojë edhe qendra të tjera të dhënash në Holandë dhe Belgjikë. /Telegrafi