Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike
Teknologjia më e fundit hibride e VW, e përdorur në modele të tilla si Passat dhe Tiguan, tashmë ofron një distancë elektrike prej më shumë se 100 kilometrash.
Marka Volkswagen planifikon të rrisë gamën e saj të veturave hibride plug-in në përgjigje të kërkesës së ngadalësuar për automjete elektrike. Zgjerimi i portofolit PHEV është një nga prioritetet kryesore të VW, tha të mërkurën CEO Thomas Schafer. Lëvizja është një ndryshim drejtimi në krahasim me strategjinë e mëparshme të fokusimit kryesisht te automjetet elektrike përmes linjës ID.
“Klientët tani duan hibride plug-in, përfshirë në Kinë dhe SHBA”, tha ai në një intervistë në margjinat e një konference mbi industrinë e automobilave në Londër.
Shitjet e hibrideve plug-in në Evropë u rritën më shpejt se shitjet e automjeteve elektrike në fillim të këtij viti. Volkswagen ka ndryshuar strategjinë e tij elektrike pasi ka vonuar disa modele dhe ka mbetur prapa në Kinë, ku dominojnë markat vendase. Vitin e kaluar, prodhuesi braktisi planet për të ndërtuar një fabrikë automjetesh elektrike në Gjermani me vlerë dy miliardë euro.
Me ngadalësimin e rritjes së automjeteve elektrike, prodhuesit e automjeteve po i drejtohen motorëve të njohur për të mbrojtur shitjet dhe pjesën e tregut.
Toyota ka përfituar nga rritja e kërkesës globale për hibride. Mercedes-Benz Group tha më herët të mërkurën se do të shesë vetura me motorë me djegie të brendshme për më shumë se sa pritej për shkak të shitjeve zhgënjyese të automjeteve elektrike.
Teknologjia më e fundit hibride e VW, e përdorur në modele të tilla si Passat dhe Tiguan, tashmë ofron një distancë elektrike prej më shumë se 100 kilometrash. /telegrafi