Kamionçina e re nga Kia shihet duke u testuar në rrugët e SHBA-së
Edhe pse Kia ka thënë se Tasman do të jetë kamionçina e saj e parë globale, marka nuk e ka konfirmuar nëse ky model do të shitet në SHBA.
Zyrtarisht, dihet se Tasman do të jetë pjesë e tregjeve në Korenë e Jugut, Australi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Por, një video që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale tregon Tasman të kamufluar teksa i nënshtrohet testimit në tokën amerikane.
Megjithatë, nuk është e pazakontë që një prodhues automjetesh të testojë automjetin në një vend ku nuk ka ndërmend ta shesë.
Një video tjetër tregon një prototip të ndryshëm të Tasman në Australi. Edhe ai është i kamufluar, por dikush me sa duket arriti ta zhbllokonte dhe të futej brenda tij.
Modeli rival i Ford Ranger pritet të prezantohet vitin e ardhshëm me konfigurimet 4×4 dhe 4×2 me një motor turbodisel 2.2 litërsh dhe një transmision automatik me tetë shpejtësi.
Ndërkohë, premiera botërore e tij është planifikuar të bëhet para fundit të vitit 2024. /telegrafi