Stellantis shpall fituesit e konkursit “Drive for Design”
Stellantis ka shpallur fituesit e konkursit “Drive for Design” të këtij viti dhe të tre ata kanë diçka të përbashkët.
Pavarësisht se konkursi ishte i orientuar drejt automjeteve Chrysler, Dodge, Jeep, Ram dhe Fiat, ata të gjithë vizatuan një Lancia.
Projekti kërkonte nga garuesit të dizajnonin “një veturë ëndrrash të së ardhmes”, shkruajnë mediat e huaja.
Bëhet e ditur se vendin e parë e fitoi Rohan Seiber, nxënës i klasës së 11-të, me konceptin e veturës elektrike sportive Lancia Zero.
Stellantis ka shpallur fituesit e konkursit “Drive for Design” të këtij viti dhe të tre ata kanë diçka të përbashkët.
Pavarësisht se konkursi ishte i orientuar drejt automjeteve Chrysler, Dodge, Jeep, Ram dhe Fiat, ata të gjithë vizatuan një Lancia.
Projekti kërkonte nga garuesit të dizajnonin “një veturë ëndrrash të së ardhmes”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se vendin e parë e fitoi Rohan Seiber, nxënës i klasës së 11-të, me konceptin e veturës elektrike sportive Lancia Zero.
Siç raportohet, të tre fituesit kanë pranuar shumëllojshmëri çmimesh.
Seiber fitoi një tablet Wacom MobileStudio Pro 16 dhe mundësinë për një stazh veror të dizajnit me Ram Design Studio.
Panizzoli dhe Bronson fituan nga një iPad Apple Pro dhe Apple Pencil, si dhe bursë për të ndjekur programin veror VisCom1 për studime kreative.
Gjithashtu, të tre do të kenë mundësinë të bisedojnë me ekipin e dizajnit të Stellantis. /telegrafi