Motorola zbulon specifikat e telefonit të mençur Moto G64 5G
Një ditë pasi paralajmëroi ardhjen e telefonit të ri të mençur, Motorola ka zbuluar specifikat që do t’i ketë modelit Moto G64 5G edhe pse zyrtarisht do të prezantohet më 16 prill.
Moto G64 5G vihet në funksion nga procesori Dimensity 7025, që do të thotë se bëhet fjalë për telefonin e parë të mençur me këtë procesor.
Ka 8 GB memorie si dhe 128 GB të hapësirës për ruajtjen e të dhënave, por ekziston edhe versioni me 12 GB RAM dhe 256 memorie të brendshme. MicroSD shërben për zgjerimin e memories deri në 1TB.
Kjo pajisje përdor softuerin My UX të bazuar në Android 14, kurse Motorola premton përmirësim në Android 15 dhe tre vite shërbime të sigurisë.
Telefoni i mençur ka ekran 6,5-inç FUllHD+ LCD me frekuencë freskimi prej 120 Hz, që është i mbrojtur nga xhami Gorilla Glass.
Në ekran gjendet në pjesën qendrore kamera prej 16 megapikselë për selfie, derisa në pjesën e pasme janë dy kamera – kryesorja prej 50 MP.
Aty është edhe bateria me kapacitet prej 6,000 mAh, që përkrahet nga mbushësi prej 30W, kurse opsional është edhe ai prej 33W.