Arrin Milano Alfa Romeo e parë elektrike
Alfa Romeo ka prezantuar SUV-in më të vogël në gamën e vet, nga i cili pritet të jetë “bestselleri” më i ri i kësaj marke italiane.
Bëhet fjalë për Alfa Romeo Milano, krosoveri kompakt elektrik dhe aktualisht modeli më i vogël në ofertën e prodhuesit italian.
Shfaqja e tij do të duhej të ishte një sinjal që brendi italian ka një qasje të re nën menaxhimin e Stellantis, që do të thotë është investuar shumë në teknologji të avancuar.
Dritat e përparme janë të ndara, që është një trend në industrinë moderne të automobilave, dhe përveç ngjyrave tërheqëse të pamjes së jashtme, klientët do të mund të zgjedhin fellne me një pamje të veçantë me diametër deri në 20 inç.
Kabina ka një dizajn modern dhe teknologji moderne. Aty janë dy ekrane me diagonale 10,2-inç, ku i pari zëvendëson instrument tabelën analoge, kurse i dyti shërben si sistem multimedial i veturës.
Në Alfa Romeo pretendojnë se Milano është vetura më e gjerë në kategorinë e saj. Megjithatë, ekzistojnë kufizime kur bëhet fjalë për bazën mekanike që e ka edhe Jeep Avenger dhe Fiat 600.
Bëhet fjalë për platformën e njohur CMP2, kështu Milano ka dimensione 4170/1780/1500 mm, që është në përputhje me segmentin SUV-B, derisa bagazhi ka kapacitet prej 400 litrash.
Sa i përket motori, versioni bazik elektrik Elettrica ka bateri me kapacitet prej 54 kWH dhe motorin elektrik që prodhon 156 kuaj-fuqi.
Rrezja e veprimit është 410 kilometra, kurse fuqia maksimale e mbushësit është 100 kW. Versioni Veloce ofron të njëjtën bateri por edhe fuqi më të madhe motorike që prodhon 240 kuaj-fuqi. Kjo veturë ka frena më të mëdhenj.
Aty është edhe opsioni i hibridit të “lehtë”, me motor 1.2 litërsh me tre cilindra që ka ndërrues automatik me gjashtë shpejtësi. Prodhon 136 kuaj-fuqi kurse aty gjendet edhe versioni Q4 që bën tërheqje me të katër rrota.
Alfa Romeo tashmë ka filluar të pranojë porositë për Milanon, kështu që versioni hibrid mund të blihet për 29.900 euro, derisa modeli bazik kushton 39.900.