Tesla fiton padinë për aksidentin fatal që ia mori jetën inxhinierit të kompanisë Apple
Tesla ka fituar padinë për një aksident automobilistik që la të vdekur një inxhinier të Apple në vitin 2018 pasi vetura e tij doli nga një autostradë në San Francisko.
Kompania akuzohej se aksidenti ishte shkaktuar nga teknologjia Autopilot e veturës, por së fundmi i dha fund betejës pesëvjeçare mbi çështjen.
Tesla pretendon se Walter Huang kishte keqpërdorur sistemin sepse ai po luante një videolojë pak para aksidentit.
Gjithashtu, thuhet se ai nuk ishte vigjilent për ta marrë drejtimin e veturës, shkruan the Guardian.
“Nuk ka asnjë dyshim që po t’i kushtonte vëmendje rrugës, do të kishte pasur mundësinë për të shmangur këtë përplasje”, tha Tesla në një dosje gjyqësore.
Edhe zyrtarët të cilët e hetuan përplasjen zbuluan se Huang nuk bëri asnjë përpjekje për të ndaluar automjetin e tij teksa ai po shkonte me shpejtësi drejt një pengese.
Ndryshe, Tesla përballet me një mori padish për aksidente.
Përplasja e Huang ishte një ndër qindra aksidentet në SHBA, në të cilat Autopiloti ishte faktori i dyshuar.
Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së (NHTSA) ka ekzaminuar të paktën 956 përplasje dhe ka realizuar 40 hetime mbi aksidentet që përfshinin sistemet e automatizuara të drejtimit të Tesla-s që rezultuan në 23 vdekje.
Në mes të shqyrtimit, Tesla tërhoqi më shumë se 2 milionë automjete me Autopilot.
Pavarësisht veçorive të tilla, kompania e Elon Musk ende nuk ka provuar se mund të prodhojë një veturë plotësisht autonome.
Sistemi Autopilot mund të drejtojë, përshpejtojë dhe frenojë vetë në rrugë të hapur, por nuk mund të zëvendësojë një shofer njerëzor. /telegrafi