Tesla anulon prodhimin e modelit 2

Tesla anulon prodhimin e modelit 2

Auto&Tech April 06, 2024 - 18:27

Me sa duket, modeli 3 do të jetë vetura më e lirë nga Tesla që do mund të blini në të ardhmen.

Kjo pasi siç raportojnë mediat e huaja, planet për ndërtimin e një të ashtuquajturi model 2 që pritej të kapte vlerën e afro 24 mijë eurove, janë anuluar.

Nëntë të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

Është ulur importi edhe eksporti në RMV gjatë dy muajve të parë të vitit 2024

Kievi thotë se gjashtë aeroplanë rusë i kanë shkatërruar me dronë

ëLobimi kundër Kosovës në KiE, qeveria akuzon Serbinë se po e shkel marrëveshjen e Bruk...

Izraeli nuk po bën sa duhet për të mbrojtur civilët, thonë OKB-ja dhe BE-ja

Edhe pse ende nuk është bërë e ditur arsyeja specifike e këtij vendimi, njëri nga faktorët besohet të jetë konkurrenca agresive kineze, përcjell Telegrafi.

Por, ky nuk duket të jetë vendimi i fundit nga kompania. Burime të ndryshme thonë se përpjekjet e kompanisë tashmë do të zhvendosen te zhvillimi i robotaksive.

Ndryshe, thashethemet për një “Tesla të vogël” janë disa vjeçare. I parashikuar si një hatchback i vogël, modeli i ri do të konkurronte me Chevrolet Bolt dhe Nissan Leaf.

Sido që të jetë, zhvillimi i veturës së vogël nuk do të shkojë huq. Raportohet se platforma e saj do të përdoret për prodhimin e robotaksive, megjithëse nuk dihet se kur ata mund të arrijnë dhe cila është shifra e prodhimit.

Pra, modeli 3 tani është vetura më e lirë nga Tesla, ndërsa ajo më e reja Cybertruck. /telegrafi