Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4
Kur Apple prezantoi iOS 17.4 në fillim të këtij muaji, ai solli shumë ndryshime në telefonat iPhone në Bashkimin Evropian ku Apple u detyrua të pajtohej me Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA).
Përditësimi i lejon përdoruesit e iPhone në BE të shkarkojnë aplikacione nga një palë e tretë dhe të zgjedhin një platformë pagese nga një palë e tretë në vend të Apple.
Por, këto janë vetëm dy nga ndryshimet që ndodhën në BE me sistemin e ri operativ, shkruajnë mediat e huaja.
Përditësimi shtoi gjithashtu edhe opsione të reja për ata që përdorin funksionin Stolen Device Protection i cili kërkon verifikimin e identitetit të pronarit për të lejuar ndryshime në telefon.
Ndryshime të ndjeshme si Face ID, Find My, ndryshimi i fjalëkalimit dhe çaktivizimi i Stolen Device Protection kërkon verifikimin e identitetit me Face ID ose Touch ID dhe një pritje një orë përpara se të bëhet ndryshimi.
Pritja prej një ore i lejon përdoruesit të zbulojnë nëse telefoni i tyre është vjedhur dhe ta raportojnë atë tek Apple.
Me iOS 17.4 Apple u dha përdoruesve mundësinë që ky funksion të jetë i disponueshëm në çdo kohë dhe në të gjitha vendndodhjet.
Gjithashtu, ky përditësim u dha edhe përdoruesve të iPhone 12 diçka që ndoshta ata nuk e prisnin: karikim të shpejtë me valë 15W nga një karikues që mbështet standardin Qi2. /Telegrafi