![Inaugurohet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike](/uploads/zeri.info/images/2024/March/04/auto_429802007_713326944335545_5846373816082846267_n-850x4781709550044.jpg)
Inaugurohet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë këtë të hënë ka inauguruar Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike brenda Universitetit të Prishtinës.
I pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili tha se kjo qendër do të shërbejë për avancimin e përvojave mësimore të studentëve dhe gjetjen e zgjidhjeve të problemeve reale të ndërmarrësisë.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/March/04/auto_431420112_7283013941746928_8646964763828913665_n-1333x10001709550049.jpg)
“Qendra për Inovacion do të shërbejë si nyje e rëndësishme e kreativitetit dhe bashkëpunimit. Kjo qendër jo vetëm që do të avancojë përvojën mësimore të studentëve, por do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve që i adresojnë problemet reale të ndërmarrsisë. Me angazhimin dhe përkushtimin e të gjithëve qendra do të jetë një katalizator për ndryshime edhe në komunitetin më të gjerë”.
Ndërkaq ministrja e industrisë, Rozeta Hajdari, deklaroi se kjo ky projekt është bashkëpunim i MINT-it dhe UP-së.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/March/04/auto_430858242_964555408347435_4199889641052163626_n-1600x9001709550046.jpg)
“Renovimi i hapësirave dy mijë metra katrorë, blerja e pajisjeve të nevojshme dhe të tjera investime për adaptimin e kësaj qendra janë rezultat i marrëveshjes mes Ministrisë së Industrisë dhe Universitetit të Prishtinës. Ministria është e angazhuar për aplikimin e një shumëllojshmërie masash për zhvillim të inovacionit”.
Hajdari uroi funksionalizimin sa më shpejt të kësaj qendre. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se përmes kësaj qendre po synohet konkurrenca me të tjerët.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/March/04/auto_423147345_730629259201185_1048142596959941334_n-1600x9001709550050.jpg)