Ekranet e një epoke të re argëtimi televiziv

Ekranet e një epoke të re argëtimi televiziv

Auto&Tech February 29, 2024 - 10:46

Tani përmes ekranit të televizorit mund të bëjmë shumë më shumë dhe është lideri i industrisë së elektroshtëpiakeve e jo vetëm, Samsung ai që ka ndryshuar "lojën".

Modelet Lifestyle's të Samsung, si The Frame, The Serif apo dhe The Sero, si edhe projektori The Freestyle gjenerata e dytë janë një central i fuqishëm, që jo vetëm do ndryshojnë mënyrën sesi ne shohim televizor, por edhe funksionet e këtij të fundit.

Kjo linjë e televizorëve përmban produkte të avancuara, ku fokusi vihet te përmirësimi i përvojës së përdoruesit, falë teknologjisë së integruar.

Samsung ofron teknologjitë më të fundit, të cilat synojnë të ofrojnë komoditet te konsumatorët, duke përmirësuar jetën e tyre falë opsioneve si lidhje në çast, lidhje automatike, siguri e jo vetëm.

Eksperiencë të të shikuarit tani ju mund ta përjetoni nga rehatia e divanit të shtëpisë apo krevatiti. Projektori portativ, The Freestyle gjenerata e dytë, i cili shfaq imazhe të pastra kristal në çdo sipërfaqe, në çdo kënd duke siguruar një imazh krejtësisht proporcional çdo herë dhe tingull të pasur 360 gradë është pajisja nga Samsung, që po revolucionon përvojën e të parit një film, apo çdo kontenti tjetër.

Përvoja e të shikuarit një video të projektuar përmes The Freestyle, do jetë çdo gjë, përveç e zakonshme. Për më tepër, ky produkt mund të jetë mjaft mirë dhe dhurata që do i bëni të dashurit të zemrës për festat e fundvitit.

Veç filmave, tanimë mund të luani dhe lojën tuaj të preferuar, duke parë çdo detaj disa herë të zmadhuar. The Freestyle gjenerata e dytë projekton një ekran me rezolucion 1080p nga 30-100 inç në çdo mur, madje edhe brenda një tende. Kur themi që ku projektor shndërron çdo hapësirë në kinema, vërtetë nënkuptojmë çdo hapësirë.

Aventurat tuaja dhe shëtitjet në mal, netët e kaluara në një tendë nuk do të jenë më të njëjtat pasi të përjetoni emocionet e të parit një film nën qiellin e hapur. E kur këtë të fundit ta përdorni brenda ambienteve të shtëpisë, The Freestyle gjenerata e dytë mund të ndërlidhet me pajisjet e tjera Samsung Samsung.

Nga cilësia fantastike e figurës deri te audio gjithëpërfshirëse, për një përvojë të vërtetë kinematografike, Samsung revolucionin përvojën e të shikuarit me këto televizorë. Detajet më të imëta të mundësuara nga Quantum Matrix Technology Pro do ju përfshijnë thellë në aksion duke ju dhënë emocione të papërshkrueshme.

Falë AI, niveli i kontrastit, është si asnjëherë më parë, duke bërë që çdo gjë që shikoni të jetë e qartë si kristal përpara syve tuaj. Gjithashtu, këto modele janë pasuruar me një miliard nuanca të sakta të ngjyrave, të cilat ju lejojnë të përjetoni botën në ngjyrat e saj nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Samsung bën gjithnjë hapa përparues për të thjeshtuar jetën e përditshme të konsumatorëve me integrimin e pandërprerë të shumë pajisjeve në të gjithë ekosistemin e tij, përmes platformës inteligjente të shtëpisë SmartThings.

Aplikacioni SmartThings dhe konektivitieti me pajisjen tuaj të gjeneratës S24 është një tjetër avantazh që do jua lehttësojë jetën. Gjithashtu, falë opsioneve të shumta Smart TV ju mund të punoni, luani dhe argëtoheni nga rehatia e shtëpisë tuaj përmes ekranit të televizorit tuaj. Për më tepër informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni link-un.

Image

Image

Artikull i sponsorizuar