“Web Summit”-i në Doha, Osmani: Mundësi të pafundme për sektorin e ICT-së
Foto: Facebook

“Web Summit”-i në Doha, Osmani: Mundësi të pafundme për sektorin e ICT-së

Auto&Tech February 27, 2024 - 12:54

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ndodhen në Doha të Katarit në Web Summit-in për ICT-në.

Osmani në një postim shkruan se ky samit është një mundësi e pafundme për sektorin e ICT-së.

“Fuqizim, lidhje dhe mundësi të pafundme për sektorin e ICT-së nga vendi ynë, në WEB SUMMIT në Doha, Katar. Jemi bashkë me kompanitë e ICT-së dhe të rinjtë nga Kosova, të cilët i kemi ftuar të jenë pjesë e delegacionit tonë për herë të dytë në këta tre muaj”, shkruan presidentja.