Del në shitje modeli Shamal i vitit 1991 nga Maserati

Del në shitje modeli Shamal i vitit 1991 nga Maserati

Auto&Tech February 11, 2024 - 19:13

Zgjedhja më e re në ankandin Bring a Trailer është një Maserati Shamal i vitit 1991.

Shamal ka debutuar në dhjetor të vitit 1989 me një numër të kufizuar prej 369 njësive të prodhuara.

Me një motor V8 3.2 litërsh me turbo të dyfishtë, ky model prodhon 326 kuaj fuqi.

Image

I njohur ndryshe si “perla e Maseratit”, fuqia e Shamal mbështetet edhe në transmisionin manual me gjashtë shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Bëhet e ditur se pjesën më të madhe të jetës së tij ky model e ka kaluar në Itali përpara se të dërgohej në SHBA dy vite më parë.

Megjithatë, odometri i tij tregon se ka përshkuar vetëm 51,499 kilometra.

Duke pasur parasysh se sa model i rrallë është, duket të jetë mjaft i dëshirueshëm nga adhuruesit e veturave.

Ankandi nga i cili mund të zotëroni automjetin e rrallë nga Maserati përfundon më 14 shkurt. 

Image