Zuckenbergu u kërkon falje familjeve, fëmijët e të cilëve janë dëmtuar nga rrjetet sociale

Zuckenbergu u kërkon falje familjeve, fëmijët e të cilëve janë dëmtuar nga rrjetet sociale

Auto&Tech February 01, 2024 - 14:06

Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, u ka kërkuar falje familjeve që thonë se fëmijët e tyre janë dëmtuar nga rrjetet sociale.

Zuckerbergu, i cili drejton Instagram-in dhe Facebook-un, iu drejtua atyre dhe tha se "askush nuk duhet të kalojë" atë që ata kishin.

Ai dhe bosët e TikTok, Snap, X dhe Discord u morën në pyetje për gati katër orë nga senatorët amerikanë.

Seanca dëgjimore e së mërkurës ishte një mundësi e rrallë për senatorët amerikanë që të merrnin në pyetje bosët e teknologjisë. Ligjvënësit donin të dinin se çfarë po bëjnë ata për të mbrojtur fëmijët në internet.

Zuckerbergu dhe CEO i TikTok-ut, Shou Zi Chew, ranë dakord vullnetarisht të dëshmonin - por drejtuesit e Snap, X (ish Twitter) dhe platforma e mesazheve Discord fillimisht refuzuan dhe iu dërguan fletëthirrje të lëshuara nga qeveria.

Pas tyre ishin ulur familjarë të cilët treguan për përvojat traumatike të fëmijëve të tyre në lidhje me mediat sociale.

Në një moment Zuckerbergu u pyet se çfarë mendonte në lidhje me një mesazh automatic në Instagram, ku paralajmërohet se materiali mund të përmbajë pamje të abuzimit seksual, por linte të hapur mundësinë për ta parë atë gjithsesi.

Drejtuesi i Meta-s u shpreh se teknologjia pas atij mesazhi është shpeshherë ndihmues, por megjithatë premtoi një vëzhgim personal të këtij opsioni.

Në fund të seancës, ai u ngrit dhe kërkoi falje publikisht për vuajtjet e familjeve, duke theksuar se askush nuk duhet të përjetojë gjërat e tmerrshme që kanë pësuar.

“Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar, është e tmerrshme.

Askush nuk duhet të kalojë nëpër gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja”, deklaruar ai.

Një projekltligj i ri, i cili synon t'i caktojë kompanitë e mediave sociale si përgjegjëse për materialin e postuar në platformat e tyre ndodhet aktualisht në Kongres. /oranews