Hakerët sulmojnë agjencinë e statistikave në Shqipëri

Hakerët sulmojnë agjencinë e statistikave në Shqipëri

Auto&Tech February 01, 2024 - 14:02

Faqja e Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT) ka njoftuar se ditën e djeshme sistemet e saj kanë qenë cak i një sulmi kibernetik të sofistikuar.

Në njoftim thuhet se INSTAT-i ka reaguar menjëherë për të parandaluar dhe minimizuar dëmet e mundshme nga ky sulm, raporton Zeri.info.

Sipas ekzaminimeve të para të kryera nga ekspertët, disa nga sistemet e INSTAT-it janë ndikuar nga ky sulm, por që po punohet që kjo të rregullohet.

“INSTAT-i siguron publikun se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim”, thuhet ndër të tjera. /Zëri