Tesla pezullon prodhimin për shkak të sulmeve në Detin e Kuq

Tesla pezullon prodhimin për shkak të sulmeve në Detin e Kuq

Auto&Tech January 12, 2024 - 14:29

Prodhuesi i makinave elektrike Tesla do të ndalojë pjesën më të madhe të prodhimit në fabrikën e tij pranë Berlinit për dy javë për shkak të vonesave në dërgesat e pjesëve për shkak të sulmeve ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Vonesat e transportit në Detin e Kuq, të shkaktuara nga sulmet e militantëve Houthi të mbështetur nga Irani, kanë bërë që Tesla të pezullojë shumicën e prodhimit në fabrikën e saj gjermane nga 29 janari deri më 11 shkurt.

Prodhuesi i makinave, shefi ekzekutiv i të cilit është Elon Musk, ka thënë se pauza mund të çojë në mosndërtimin e rreth 5,000 deri në 7,000 makinave.

Ndërprerja në rrugën e rëndësishme të transportit për në Mesdhe, e cila ka detyruar kompanitë të përdorin rrugën alternative dhe shumë më të gjatë rreth skajit jugor të Afrikës, ka filluar të ndikojë në tregtinë globale, e cila shënoi rënie 1.3% në dhjetor.

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike është kompania e parë që njoftoi një ndërprerje të prodhimit për shkak të zhvillimeve.

Disa kompani, duke përfshirë Geely, prodhuesi i dytë më i madh i makinave në Kinë për nga shitjet, dhe kompania suedeze e arredimit të shtëpisë IKEA, kanë raportuar vonesa në dërgesa.

Sulmet e rebelëve Houthi ndaj anije tregtare kanë detyruar kompanitë kryesore të transportit të shmangin Kanalin e Suezit, rrugët më të shpejtë detare nga Azia në Europë. /abcnews