Standardi i karikimit me valë do të vijë në vitin 2024

Standardi i karikimit me valë do të vijë në vitin 2024

Auto&Tech December 29, 2023 - 22:35

Në një frymëzim të fuqishëm nga zhvillimet teknologjike të karikimit, Wireless Power Consortium (WPC), ka shpallur standardin e ri të karikimit me valë, Qi2.

Standardi Qi përdoret që nga viti 2017, dhe mundëson karikimin e pajisjeve me të njëjtin karikues wireless.

Por, duke pasur parasysh sa shumë përditësime teknologjike ndodhin gjatë gjithë kohës, edhe WPC ka punuar në një version të ri të këtij standardi, të quajtur Qi2.

Përveç emrit të ri, ky standard sjell përmirësime në të gjitha aspektet e kësaj teknologjie.Para se gjithash, vlen të theksohet se gjatë miratimit të standardit Qi2, fjalën kryesore e kishte Apple. Pra standardi Qi2 bazohet në teknologjinë MagSafe të Apple.

Madje nuk është për t’u habitur që edhe iPhone 15 do të vijë me një mbështetje për MagSafe dhe Qi2.

Përfituesit më të mëdhenj nga standardi i ri do të jenë përdoruesit e Apple.Qi2 mundëson karikim më të shpejtë me valë. Me një shpejtësi prej 145 watt, është ende larg nga karikuesit më të shpejtë që mbështesin 60, 100, dhe 120 watt.

Karakteristikë kryesore e standardit të ri është edhe lidhja magnetike e pajisjes me karikuesin.

Pajisjet të cilat nuk mbështesin karikuesin me valë nuk do të jenë në gjendje të përjetojnë avantazhet e tij, shpejtësinë dhe lehtësinë e përdorimit.Për datën e saktë të shfaqjes në treg të Qi2 nuk dihet ende, por më e rëndësishmja është që pajisjet tona do të karikohen pa pasur nevojë t’i heqim nga duart tona. /Telegrafi