Si duhet të veproni nëse keni defekt në veturë gjatë ngasjes në autoudhë?
Policia e Kosovës ka publikuar në Facebook disa udhëzime në rast se keni defekt gjatë ngasjes së autoudhë.
Fillimisht PK-ja këshillon që në autoudhë nuk duhet të ndalni vetëm nëse është e nevojshme, raporton Zeri.info.
Më poshtë keni udhëzimet se çfarë duhet të bëni në rast të ndonjë defekti të automjetit në autoudhë:
- Kaloni në shiritin për ndalje emergjente, duke u larguara në skaj të autoudhës
- Edhe nëse të gjithë treguesit janë aktivizuar, mbani vëmendje dikush mund të shkaktojnë aksident
- Vendosni trekëndëshin e sigurisë së paku 100 metra prapa mjetit tuaj
- Nëse dilni jashtë mjetit jeni të detyruar ta mbani veshur jelekun reflektues
- Bëhu i vëmendshëm, jeni në një zonë të rrezikshme
- Ndalohet hyrja në autoudhë e automjetit që është duke e tërhequr mjetin në defekt
- Ndalohet lëvizja në shiritin për ndalje emergjente.