WhatsApp ka prezantuar një opsion praktik që do t’ju kursejë gjatë bisedës
Auto&Tech
December 17, 2023 - 17:02
WhatsApp ka prezantuar një veçori të re që do të bëjë bisedat dhe koordinimin e takimeve më të lehtë për përdoruesit e saj.
Funksioni i ri i quajtur “Mesazhet e gozhduara” aktualisht është i disponueshëm në telefonat Android dhe në WhatsApp Web.
Ky funksion është i dobishëm për bisedat në grup, ku informacioni për takime dhe ngjarje të ardhshme do të mbetet i dukshëm në pjesën e sipërme të bisedës.
Gjithashtu mund të shfrytëzohet edhe për bisedat mes dy personave, për të ruajtur mesazhe të rëndësishme dhe informacione të nevojshme.
Është e rëndësishme të theksohet se përdoruesit do të jenë në gjendje të gozhdojnë vetëm një mesazh në një kohë, për të cilin mund të vendosin një kohëzgjatje prej 24 orë, 7 ditë, ose 30 ditë. /Telegrafi