Instagram-i vjen me ndryshim të madh te “Reels”

Instagram-i vjen me ndryshim të madh te “Reels”

Auto&Tech November 29, 2023 - 10:26

Rrjeti social Instagram ka bërë të mundur që të gjithë përdoruesit të shkarkojnë “Reel”-sat, të postuara në profilet publike.

Kreu i Instagram-it, Adam Mosseri, e ka zbuluar këtë informacion përmes kanalit të tij të transmetimit dhe ka konfirmuar se të gjithë përdoruesit e kësaj platforme mund të shkarkojnë “Reel”-sat të publikuar në të gjitha profilet publike.

Megjithatë, përdoruesit e profileve publike e kanë opsionin e disponueshëm për të çaktivizuar shkarkimin e postimeve individuale ose të gjitha postimeve të publikuara në profil.

Për përdoruesit e profileve publike nën moshën 18 vjeç shkarkimet janë çaktivizuar si parazgjedhje.

Pas një periudhe testimi, Mosseri njoftoi në qershor se funksioni ishte i disponueshëm për përdoruesit në SHBA dhe tani ka arritur në të gjithë botën.

I ngjashëm me platformën "TikTok", opsioni i shkarkimit ndodhet nën butonin "share". /oranews