Si një fushatë dezinformuese ruse po shfrytëzon luftën Izrael-Hamas

Si një fushatë dezinformuese ruse po shfrytëzon luftën Izrael-Hamas

Auto&Tech November 23, 2023 - 08:45

Doppelganger është emri i një fushate të gjerë dezinformimi të orkestruar nga Rusia për të minuar Ukrainën duke përhapur narrativa të rreme. Por tani ka kaluar në një objektiv të ri: luftën Izrael-Hamas.

Nga fonti tek planifikimi, gjithçka duket tamam si faqja e internetit e të përditshmes franceze “Le Parisien”.

Por ajo që është befasuese është artikulli që pretendon se presidenti francez, Emmanuel Macron ka “gjakun e palestinezëve në duart e tij”, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Në realitet, është një artikull i rremë, i publikuar në një platformë pothuajse identike me vetëm një URL paksa të ndryshme nga uebsajti i vërtetë “Le Parisien”.

Artikuj mashtrues janë vërejtur në frëngjisht, por edhe në gjermanisht, si një faqe interneti në Spiegel.

Por këto faqe kanë një temë të përbashkët: sugjerimi se mbështetja financiare që vjen nga fuqitë perëndimore është devijuar nga Ukraina në Izrael. Dhe se Ukraina së shpejti do të humbasë të gjithë mbështetjen ushtarake dhe financiare nga Perëndimi.