Pas Francës, edhe shtete të tjera po e shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të shitjes së iPhone 12
Disa ditë pasi Franca ndaloi shitjen e iPhone 12, edhe disa vende tjera evropiane kanë paralajmëruar se do të shqyrtojnë mundësinë për të bërë një ndalesë të tillë.
Franca e ka ndalur shitjen e këtij modeli të telefonit, pasi janë ngritur shqetësime se ai po lëshon shumë rrezatim elektromagnetik.
Pas ndalesës që vendosi Franca që nga 12 shtatori, Belgjika, Holanda dhe Gjermania po e shqyrtojnë gjithashtu një mundësi të tillë.
Agjencia franceze që rregullon frekuencat e radios, ANFR, ka bërë të ditur se një testim i tyre ka zbuluar se iPhone 12 lëshon më shumë valë elektromagnetike të ndjeshme për t’u absorbuar nga trupi sesa është e lejuar.
Rregullatori i Francës i ka dhënë dy javë kohë gjigantit të teknologjisë për t’iu përgjigjur hetimit të tij, për të cilin autoritetet gjermane thonë se mund të çojë në veprime në mbarë Evropën.
Apple ka mohuar pretendimet duke thënë se ka ofruar prova se ky model i telefonit ishte në përputhje me rregulloret e rrezatimit. / BBC