Mjeku në Forumin e Bledit: Mbi 80% e kompanive të TIK-ut në Kosovë i eksportojnë shërbimet e tyre
Kompanitë e sektorit të teknologjisë dhe informacionit (TIK) që operojnë në Kosovë, mbi 80 për qind të shërbimeve të tyre i eksportojnë jashtë vendit, ka thënë zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Bredit në Slloveni.
Mjeku në panelet “Digjitalizimi së pari dhe transformimi digjital – shkëmbimi i praktikave” si dhe “Hartëzimi i performancës digjitale në Ballkanin Perëndimor” ka theksuar se Kosova është e para në rajon për sa i përket mbulueshmërisë me internet.
“85 për qind e kompanive të sektorit të TIK-ut në vend i eksportojnë shërbimet e tyre”, ka theksuar Mjeku.
Po ashtu, ai ka thënë se Kosova renditet e para në Emerging Europe për numrin e studentëve të fushave të TIK-ut në 100 mijë banorë.
Në këtë panel zëvendësministri Mjeku ka treguar aktivitetet e Ministrisë së Ekonomisë që kanë të bënë me trajnimin e fuqisë së re punëtore në sektorin e TIK-ut.