Presidentja Osmani bëhet zyrtarja e parë në Kosovë që hap llogari në platformën “Threads”
Foto: Laura Hasani

Presidentja Osmani bëhet zyrtarja e parë në Kosovë që hap llogari në platformën “Threads”

Auto&Tech July 06, 2023 - 12:01

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është bërë zyrtarja e parë në Kosovë që i është bashkuar platformës së Meta-s, “Threads”.

“Threads” është një rrjet social i bazuar në tekst që u lansua të enjten, ku përdoruesit mund të bëjnë postime me 500 karaktere dhe gjithashtu mund të publikojnë edhe video, transmeton Telegrafi.

Deri më tani miliona njerëz i janë bashkuar platformës “Threads” dhe presidentja Osmani gjithashtu është në mesin e tyre në llogarinë vjosa.osmani.

Image

Përdorues të shumtë nga Kosova gjithashtu janë regjistruar në këtë rrjet social, i cili është i lidhur me Instagramin.

Aplikacioni është i disponueshëm për t’u shkarkuar për përdoruesit e iOS dhe Android, por mund të kyçeni edhe nga desktopi nga Threads.net.

Për momentin, platforma nuk është e disponueshme në vendet e Bashkimit Evropian siç është edhe paralajmëruar ditë më parë për shkak të kushteve nga rregullatori irlandez.