Australia “ultimatum” Twitter-it, gjobë nëse nuk ndalon urrejtjen në platformën sociale
Auto&Tech
June 22, 2023 - 10:46
Mbikëqyrësi i sigurisë së internetit në Australi i ka dhënë Tëitter-it 28 ditë për të pastruar “toksicitetin dhe urrejtjen” në platformën e tij, duke kërcënuar se do ta gjobisë kompaninë nëse nuk respekton.
Twitter është bërë platforma më problematike Australisë që kur Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, e bleu atë vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë dhe premtoi të mbrojë fjalën e lirë në platformë.
Kompanisë i është thënë që t’i përgjigjet mbikëqyrësit brenda 28 ditëve ose do të përballet me dënime deri në 700,000 dollarë australianë në ditë në rast shkeljesh të vazhdueshme.
Kërkesa bazohet në një fushatë nga rregullatori për ta bërë kompaninë e mediave sociale më të përgjegjshme. /abcnews