Mr. Bean: Veturat elektrike s’janë një shkop magjik mjedisor
Aktori Rowan Atkinson është më i njohur për rolin e tij si Mr. Bean në një serial dhe filmash komedi, si dhe në serinë Black Adder. Por ai është gjithashtu një adhurues i madh i veturave.
Atkinson ka publikuar një kolumne në Guardian, dhe ka shpjeguar se është diplomuar për inxhinieri elektrike para karrierës së tij të aktrimit.
Ai bleu veturën e tij të parë hibride 18 vjet më parë, dhe makinën e tij të parë elektrike, BMW i3, nëntë vjet më parë, transmeton Telegrafi.
Atkinson, megjithatë, thotë se ndihet i mashtruar nga veturat elektrike.
“I dua veturat elektrike, por ato nuk janë ilaç për problemet mjedisore, nuk janë shkop magjik për mjedisin”, thotë ai.
Aktori bën të ditur se ka problem me synimin e qeverisë britanike, për t’i dhënë fund shitjes së veturave të reja me benzinë edhe naftë deri në vitin 2030.
Ai beson se duhet të përmbahet nga blerja e veturave elektrike. Të paktën tani për tani. Argumenti i tij kryesor janë bateritë litium-jon.
“Ato janë absurd të rënda, shumë metale të rralla dhe sasi të mëdha energjie nevojiten për prodhimin e tyre, dhe ato zgjasin vetëm dhjetë vjet”, shtoi aktori britanik.
Si një zgjidhje alternative, Atkinson thotë janë hidrogjeni ose karburantet sintetike.
“Problemi mjedisor me një motor benzine është benzina, jo vetë motori”, shpjegoi ai.