Njihuni me avionin e parë historik të Shqipërisë “Ada Air”
Moderatori i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ka paraqitur për ndjekësit e tij në Facebook një kuriozitet lidhur me avionin e parë aterues shqiptar.
‘’Avioni i Ada Air, i pari i nje linje ajrore shqiptare. I sjellë nga Marsel Skendo dhe Zhyljen Rosh në 1993. Ai kryente fluturimet Tiranë – Bari dhe Tiranë – Athinë. Avioni u vendos në Rinas në 1992, por nisi fluturimet nga 1993. Ishte në përdorim deri në vitin 2007 ose 2008. Tani pjesë e një muzeu që pritet të hapet së shpejti’’, shkruan Fevziu bashkëngjitur me videon e publikuar.
‘Ky aeroplan në atë kohë quhej ‘’Ada Air’’, më pas ‘’Star Airways’’, i prodhimit brazilian që fluturoi në Shqipëri për më shume se 15 vjet. Ka qenë po ashtu një prej avionëve që ka bartur delegacione zyrtare për në Beograd’’, thotë Blendi në komentimin e këtij avioni historik.
Ky avion pritet që së shpejti të vendoset në muzeun e avionëve dhe veturave të vjetra shqiptare.
KËTU mund ta shikoni videon.