“DOKU.TECH”, lista e plotë e folësve të jashtëzakonshëm në këtë edicion

“DOKU.TECH”, lista e plotë e folësve të jashtëzakonshëm në këtë edicion

Auto&Tech May 24, 2023 - 13:43

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në datat zyrtare të edicionit jubilar të festivalit më të madh të teknologjisë në Ballkan, “DOKU.TECH”, i cili do mbahet më 27 dhe 28 maj në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Tashmë është publikuar programi i plotë i folësve të këtij edicioni, me emra të njohur në botë nga fusha e teknologjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale.

Ashtu siç është njoftuar paraprakisht, “DOKU.TECH” këtë edicion do të sjell fjalime speciale nga përfaqësues të OpenAi (ChatGPT), siç është fjalimi online i Mira Muratit – Shefe e Teknologjisë në “OpenAI” si dhe fjalimi i Pamela Mishkin - anëtare e Stafit Teknik në “OpenAI”, e cila do jetë prezente edhe fizikisht në Pallatin e Rinisë.

Në mesin e folësve të tjerë janë edhe:

Kasia Odrozek - Drejtore e Insights | Mozilla Foundation;

Fatos Ismali – Senior Data & Arkitekt i Zgjidhjeve IA në Microsoft, UK;

Ralph Talmont - Drejtor Kreativ & Zyrtar i Komunikimeve, Collectico / Themelues, Art in a Place of Work;

Paulina Chotrova - Themeluese dhe CEO e kompanisë softuerike PSK Group Lt;

Nikolay Chotrov - Inxhinier i Software & Hardware. Pronar i patentave të teknologjisë, eksplorues i teknologjisë së thellë, robotikës dhe protetikës;

Maciej Kuziemski - Drejtor Menaxhues i Filantropisë për Ndikim, iniciativë në Evropë Qendrore;

Jelena Memet - Feministe, aktiviste e paqes në Serbi dhe rajon. Themeluese i Programit Shkolla Feministe Pranverore, si dhe

Shermin Voshmgir - Autore e librit më të shitur "Token Economy" / Themeluese e Token Kitchen dhe BlockchainHub, Berlin.

Në agjendë janë të përfshira jo vetëm diskutime nga folës të shquar ndërkombëtarë, por dhe panele diskutimi, mundësi rrjetëzimi e punëtori të ndryshme të cilat aftësojnë të rinjtë kosovarë në fushën e teknologjisë duke eksploruar implikimet e inteligjencës artificiale.

Gjatë 10 viteve të fundit, “DOKU.TECH” ka arritur suksese të mëdha, nga pritja e folësve dhe sipërmarrësve të njohur deri te eksplorimi dhe sfidimi i implikimeve sociale të teknologjisë inovative dhe lidhja e Kosovës me kufijtë e inovacionit teknologjik ndërkombëtar. Duke bërë këtë, “DOKU.TECH” ka luajtur një rol jetik në formësimin e së ardhmes së industrisë së teknologjisë së Kosovës.

Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e “DOKU.TECH”.