Një milioner vendosi të “parkonte” McLaren-in e tij tre milionë dollarësh në katin e 57-të
Auto&Tech
May 21, 2023 - 23:05
Adrian Portelli një djalosh i ri dhe i pasur ka bërë diçka që pak njerëz kanë mundësi ta bëjnë.
Sipas mediave të huaja, Portelli vendosi të “parkojë” një McLaren Senna GTR prej 3 milionë dollarësh në penthouse-in e tij prej 39 milionë dollarësh në Melburn të Australisë.
Dhe meqenëse jeton në një apartament nën çati në katin e 57-të, ai duhej të përdorte një ashensor special.
Madje, për të plotësuar dëshirën e milionerit, punëtorëve iu desh të hiqnin disa mure dhe në këtë mënyrë të ndryshonin ndërtimin e rrokaqiellit, por kontraktori pretendon se i gjithë projekti u krye në nivelin më të lartë të sigurisë.