Tani mund t’i shmangeni situatave të sikletshme, WhatsApp sjell “Chat Lock”

Tani mund t’i shmangeni situatave të sikletshme, WhatsApp sjell “Chat Lock”

Auto&Tech May 18, 2023 - 16:39

WhatsApp  ka prezantuar një tjetër risi që do të ndihmojë në ruajtjen e sigurisë së bisedave tuaja.

“Chat Lock” do t’i lejojë përdoruesit të mbrojnë “bisedat e tyre më private me një shtresë të re sigurie”.

Me këtë opsion, bisedave iu vendoset një kyç dhe ndahen në një dosje më vete. Kur dikush ju shkuan dhe biseda me të ka të aktivizuar këtë opsion, emri dhe përmbajtja e mesazhit do të qëndrojnë të fshehura.  Pra edhe nëse celulari juaj ndodhet në duart e dikujt tjetër, biseda mbetet private.

Dosja me bisedat që kanë të aktivizuar “Chat Lock” mund të hapet vetëm me fjalëkalimin e pajisjes suaj ose shenjën e gishtit.

Kompania është shprehur se do të shtohen opsione të reja si kyçja për pajisjet shtesë si dhe krijimi i një fjalëkalimi të posaçëm për bisedat tuaja i cili do të jetë i ndryshëm nga ai i celularit.

Image

“Chat Lock” është masa më e re e sigurisë nga platforma e Meta, pas enkriptimit të bisedave, ruajtjes së tyre, mesazheve që zhduken, bllokimit të screenshot-s, përzgjedhjes se kush mund të shohë nëse jeni  online etj./tvklan.al