Robotit “i bie të fikët” nga puna e madhe

Robotit “i bie të fikët” nga puna e madhe

Auto&Tech May 02, 2023 - 11:56

Një robot punoi për plot 20 orë pa ndërprerë e nga “lodhja” për një moment u rrëzua përtokë, shkroi “Unilad” të hënën.

Roboti i quajtur Digit po operonte me disa pako në një hapësirë publike, kur u rrëzua në një moment dhe kolapsoi.

Roboti i punuar nëpërmjet inteligjencës artificiale u ngrit më pas nga stafi, ndërsa s’u bë e ditur nëse pati vazhduar punën.

Ky robot ka zënë të përdoret në disa kompani të mëdha ndërkombëtare.

Ai është i gjatë disa centimetra dhe ka një lëvizje të shpejtë gjatë kryerjeve së lëvizjeve.