“Codon” dhe “ConsciESG” triumfojnë në WMF International Roadshow Albania
15 startupe u përzgjodhën për të sjellë idetë e tyre në skenë dhe u gjykuan nga një juri investitorësh ndërkombëtarë dhe anëtarë të WMF ku startupet Codon dhe ConsciESG u përzgjodhën në mesin e tre startupeve më të mira për udhëtimin 3-ditor në WMF 2023 në Rimini të Italisë në datat 15-17 qershor.
I shtrirë në 5 kontinente dhe 29 vende të botës, më 15 mars u mbajt në Tiranë WMF International Roadshow Albania, një tur evenimentesh me synimin për të fuqizuar ndarjen e ideve në sektorët socialë, dixhitalë dhe sipërmarrës.
15 startupe u përzgjodhën për të sjellë idetë e tyre në skenë dhe u gjykuan nga një juri investitorësh ndërkombëtarë dhe anëtarë të WMF ku startupet Codon dhe ConsciESG u përzgjodhën në mesin e tre startupeve më të mira për udhëtimin 3-ditor në WMF 2023 në Rimini të Italisë në datat 15-17 qershor.
Evenimenti We Make Future (WMF) mbahet çdo vit në Rimini të Italisë dhe është një ngjarje globale e cila mbledh startupe, scaleup-e dhe investitorë nga mbarë bota. Në edicionin e kaluar mbi 36 mijë pjesëmarrës ju bashkuan evenimentit nga 49 vende të botës dhe 1300 startupe dhe investitorë. Çdo vit mbi 3 mijë startupe aplikojnë për të konkurruar në Rimini.
Codon është një platformë që bën menaxhimin e institucioneve shëndetësore. Qëllimi i Codon është të përmirësojë cilësinë e kujdesit ndaj pacientit duke rritur efikasitetin dhe duke ulur kostot e institucioneve shëndetësore, duke digjitalizuar dhe automatizuar shumë nga detyrat administrative. Platforma ndihmon institucionet shëndetësore të përqendrohen më shumë në kujdesin ndaj pacientit dhe më pak në dokumentacion. Në edicionin e katërt të Uplift Western Balkans u shpall fitues i çmimit të tretë.
“Platforma jonë për momentin operon në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, gjatë vitit 2023 synimi jonë është që të zgjerohemi edhe ne Shqipëri,” tha Endrit Hasani, CEO i Codon dhe Pyramid DEV.
“Rreth 4 muaj më parë ne kemi qenë edhe pjesë e akseleratorit të ICTSlab konkretisht programit Uplift ku në Demo Day fituam vendin e 3-të. Ndërsa në eventin e fundit të mbajtur në Shqipëri më 15 Mars 2023 WMF International Roadshow Albania ne ishim pjesëmarrës dhe fitues të vendit të parë.”
Lidhur suksesin në WMF International Roadshow Albania, Endriti tha se “meqenëse synimet tona janë që të rritemi fillimisht në gjithë Ballkanin dhe pastaj të vazhdojmë edhe në vendet perëndimore çmimi i fituar në WMF Albania na hap shume dyer tek lojtarët kryesorë ndërkombëtarë të sipërmarrjes dhe inovacionit.”
“Ky çmim na jep kurajo që të punojmë pa ndalur deri në arritjen e qëllimeve dhe prezantimi sa më i mirë i joni dhe vendit tonë në Qershor në Rimini, kompeticionin më të madh ndërkombëtar të startupeve në Evropën Jugore,” tha Endriti.
ConsciESG është një sipërmarrje mjaft premtuese dhe një startup fintech i cili ushtron aktivitetin e tij në indeksim, të dhëna dhe kërkim në ESG (Enviromental, Social and Governance). Ndonëse është një startup i themeluar nga dy vajza Shqiptare, po adreson e po zgjidh një problem global.
“Konfirmimin e tregut Amerikan e ndërkombëtar e kemi marrë tashmë dhe nga partneriteti që kemi siguruar më së fundmi me kompaninë prestigjioze botërore të të dhënave financiare Dow Jones. Dow Jones ka ofruar partneritetin e saj për të ndihmuar ConsciESG-në të vërtetojë vlerën financiare e impaktin tonë pozitiv, duke na siguruar akses në databazën e tyre të datave ESG,” tha Adeliada Mehmetaj, bashkëthemeluese e ConsciESG.
“Gjithashtu, jemi duke ndërtuar infrastrukturën e duhur me partnerë të tjerë biznesi dhe kërkimi shkencor në Amerikë dhe Bashkim Europian. Për të ofruar siguri në ruajtjen e të dhënave të ndjeshme dhe zhvillimin e duhur teknologjik kemi përzgjedhur partneritet me Google Cloud for Startups.”
Adeliada tha se më 3 Prill do të jenë live me platformën e tyre ku investitorët dhe kompanitë do të kenë mundësinë të raportojnë e analizojnë progresin e tyre si në investime ashtu edhe në çdo operacion të biznesit të tyre në lidhje me ESG-në në kohë reale. Mund të rezervoni në demo link https://www.consciesg.com/demo#demo
Në WMF International Roadshow morën pjesë Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes zj. Edona Bilali, zëvendës ambasadori Italian në Shqipëri Luigi Mattirolo, Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, Presidenti i CCIA z. Antonio Nidoli dhe CEO i Search On Media Group dhe krijuesi i WMF z. Cosmano Lombardo.
Tre fituesit e WMF do të konkurrojnë në Rimini më 15-17 qershor 2023. /PCWorld Albanian