Qeveria britanike pritet të ndalojë përdorimin e TikTok-ut në kabinetin e saj

Qeveria britanike pritet të ndalojë përdorimin e TikTok-ut në kabinetin e saj

Auto&Tech March 16, 2023 - 12:15

Qeveria britanike pritet të ndalojë TikTok-un nga celularët e punës në kabinetin e saj. Ministri Oliver Dowden do të bëjë një deklaratë në Parlament këtë pasdite, ku edhe pritet të konfirmojë ndalimin e aplikacionit në pronësi të një kompanie kineze, sipas BBC-së.

Kujtojmë se aplikacioni ka qenë së fundmi nën kontroll gjithnjë e më të shpeshtë mbi sigurinë dhe privatësinë e të dhënave. Kjo pasi ekziston shqetësimi se mund të përdoret për të promovuar pikëpamjet pro Pekinit ose për të mbledhur të dhëna të përdoruesve.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Belgjika dhe Komisioni Evropian kanë vendosur tashmë ta ndalojnë TikTok-un në pajisjet e punës. /abcnews