WhatsApp, kushte të reja për përdoruesit
Shërbimi i mesazheve WhatsApp do të informojë më mirë përdoruesit për ndryshimet e ardhshme të kushteve të shërbimit pas një marrëveshjeje me Komisionin Evropian.
“Përdoruesit në Bashkimin Evropian kanë të drejtë të kuptojnë se për çfarë është rënë dakord dhe çfarë nënkupton konkretisht kjo zgjedhje”, tha në një deklaratë komisionari i Drejtësisë i Bashkimit Evropian, Didier Reynders.
WhatsApp ra dakord që t’ua bëjë më të lehtë përdoruesve të refuzojnë përditësimet nëse kushtet nuk janë të kënaqshme, si dhe të shpjegojë se kur një vendim i tillë i jep fund aksesit në shërbimin e mesazheve.
Angazhimet e mëtejshme të WhatsApp përfshijnë opsionin ku përdoruesit mund të vonojnë përditësimet dhe të sigurojnë që të dhënat personale të mos ndahen me kompani të tjera si kompania motër Facebook për reklama.
Angazhimi i WhatsApp vjen në kuadër të një sërë legjislacionesh të BE-së, për përdoruesit për kompanitë e internetit dhe teknologjisë që hynë në fuqi, të quajtur Akti i Shërbimeve Digjitale (DSA).