Gjatë vitit 2022 këto ishin top 10 veturat më të shitura në Kosovë
Veturat janë pjesë pandashme e përdishmërisë tuaj, kjo sepse shumicën e obligimeve në punë apo familjare i lehtëson.
Kosova është një ndër vendet në të cilin përdoren jashtëzakonisht shumë veturat, brenda qyteteve por edhe nëpër udhëtime të ndryshme.
Për këtë arsye e shumë të tjera, përzgjedhja e veturës para blerjes kërkon të shikoni dhe të kontrolloni mirë disa specifika dhe avantazhe që një veturë i posedon.
Kjo ka të bëj me kualitetin e veturës, sigurinë qe u ofron gjatë vozitjes, komfortit e sigurisht edhe madhësisë që juve ju përshtatet më mirë.
Duke marrë parasysh të gjitha këto, gjatë vitit të kaluar, pra vitit 2022 janë gjithsej dhjetë marka të veturave të cilat kanë pasur më së shumti shitje.
Listës së veturave më të shitura në Kosovë ju paraprinë Dacia me 414 vetura të shitura dhe Renault me 369 vetura të shitura, duke lënë më pas të radhitura markat e tjera të veturave si: Toyota, Skoda, VW, Suzuki, KIA, Opel, Hyundai dhe Mercedes.
KËTO JANË TOP MARKAT E VETURAVE MË TË SHITURA NË KOSOVË:
Dacia: 414 vetura të shitura
Renault: 369 vetura të shitura
Toyota: 339 vetura të shitura
Skoda: 304 vetura të shitura
VW: 266 vetura të shitura
Suzuki: 209 vetura të shitura
KIA: 206 vetura të shitura
Opel: 180 vetura të shitura
Hyundai: 136 vetura të shitura
Mercedes: 120 vetura të shitura