Elon Musk paralajmëron për “një rrezik masiv” që po i afrohet botës
Ndërsa ndikimi i tij është rritur krahas numrit të ndjekësve të tij në Twitter, shefi i Tesla (TSLA) – dhe themeluesi i SpaceX ka bërë që zëri i tij të dëgjohet edhe për çështjet globale.
Ai nuk i kufizon fushat e tij të interesit dhe qasja e tij e hapur tërheq vlerësimin e ndjekësve të tij.
Kështu, siç vlerësojnë mediat, Elon Musk e ka vendosur veten si një lloj “CEO global”, përcjell Telegrafi.
Dhe Kina sapo i ka dhënë atij një mundësi të re për të vënë në pah një gjë të tillë.
Kina, vendi më i populluar në botë – një e gjashta e banorëve të planetit jetojnë atje – pati rënie të popullsisë në vitin 2022.
Kjo është një statistikë që ishte e padëgjuar për gjashtë dekada dhe demografët thonë se është një pikë kthese historike.
Popullsia e vendit ishte dyfishuar që nga vitet 1960, në më shumë se 1.4 miliard sot.
Por në vitin 2022, numri i lindjeve në Kinë ishte 9.56 milionë, raportoi Byroja Kombëtare e Statistikave.
Në të njëjtën kohë, u regjistruan 10.41 milionë vdekje. Kështu, rënia e popullsisë ishte 850,000 njerëz.
Në mënyrë paradoksale, kjo rënie aktuale ndodhi edhe kur Kina relaksoi politikën e saj të kontrollit të lindjes në vitet e fundit.
Deri dhjetë vjet më parë, kinezët u lejuan të kishin vetëm një fëmijë. Që nga viti 2021, ata mund të kenë tre.
Kjo rënie, e cila mund të vazhdojë deri në fund të shekullit, mund të dëmtojë rëndë ekonominë dhe sistemin e pensioneve.
Dhe për Musk, të dhënat nga Kina përforcojnë paralajmërimin e tij se problemi më i madh me të cilin përballet bota është rënia e popullsisë.
So that one child policy was a mistake I guess? https://t.co/mX3XQ5Cjrv
— @jason (@Jason) January 17, 2023
“Rënia e popullsisë është një rrezik masiv për të ardhmen e qytetërimit!”, kishte komentuar miliarderi më 16 janar.
Më pas ai theksoi një mesazh nga Forumi Ekonomik Botëror 2018 për të nxjerrë në pah paralajmërimin e tij dhe, mbi të gjitha, për të treguar se kishte të drejtë.
Në mesazhin e tij, forumi paralajmëroi kundër mbipopullimit, por Musk ka vlerësuar prej vitesh se bota nuk ka mjaftueshëm njerëz.
Even as birth rates decline overpopulation remains a global challenge https://t.co/zjcBTNZ1Le pic.twitter.com/hQWD0lkS3P
— World Economic Forum (@Davos) April 6, 2018
“Rënia e popullsisë është një problem ekzistencial për njerëzimin, jo mbipopullimi!”, Musk postoi përsëri në Twitter më 17 janar 2023.