Auto Mita fillon kampanjën vetëdijesuese për aksidentet rrugore

Auto Mita fillon kampanjën vetëdijesuese për aksidentet rrugore

Auto&Tech November 23, 2022 - 14:26

Është më se e ditur ndërkombëtarisht se çdo vit një numër i madh i njerëzve humbin jetën në aksidente rrugore, për këtë arsye data 20 nëntor është dita kur përkujtohen të gjitha viktimat e trafikut, e me rastin e kësaj dite, Auto Mita – gjiganti në industrinë shitjeve të veturave në Kosovë ka filluar një kampanjë vetëdijesuese për mbrojtje në trafik.

Auto Mita e ka parë të arsyeshme që një kampanjë e tillë do të jetë shumë më e rëndësishme dhe më e leverdishme se çdo zbritje, ofertë ose aksion tjetër.

Vlen të ceket se më shumë se 5000 vetura të reja të shitura nga prodhuesi Renault, Nissan, Dacia, në Auto Mita, gjithmonë duke iu falënderuar sigurisë së lartë që ofrojnë, nuk ka pasur asnjë fatalitet, madje as lëndim të rëndë të personave që kanë vozitur këto vetura.

Në mesin e shumë pikave që do të diskutohen dhe shpërndahen nëpër media dhe rrjete sociale do të mundë të kuptoni shumë gjëra të rëndësishme që mbrojnë shëndetin tuaj dhe pa diskutim jua shpëtojnë jetën.

Duke filluar se si nuk duhet të vozisni të lodhur, të dehur ose pa përvojë në vozitje nëpër rrugë të gjata, e deri te përdorimi i rripave fallco të sigurisë që shiten kudo në vendin tonë, për të cilat në vendet tjera gjobat janë shumë serioze.

Ndikim substancial në aksidentet rrugore ka edhe vjetërsia e veturave në Kosovë, ku mosha mesatare e tyre është rreth 18 vjet.

Qëllimi i kampanjës që ka filluar Auto Mita është parandalimi i aksidenteve të rënda të cilat përfundojnë me fatalitet. Prandaj informimi i saktë, ndërrimi, regjistrimi dhe kontrollimi i veturës duhet bërë në kohën e duhur dhe ky është pikërisht aspekti mbi të cilin kjo kampanjë do t’ju edukojë dhe do vetdijesojë njëkohësisht.

Artikull i sponsorizuar