Zëdhënësi i “Meta”-s mohon raportimet për dorëheqjen e Zuckerbergut nga kompania
Auto&Tech
November 23, 2022 - 08:46
Zëdhënësi i Meta Platforms Inc, Andy Stone tha në një postim në Twitter të martën se një raport mbi dorëheqjen e shefit ekzekutiv, Mark Zuckerberg, vitin e ardhshëm ishte i rremë.
Faqja e lajmeve The Leak raportoi se Zuckerberg do të jep dorëheqje në vitin 2023, duke cituar një burim të brendshëm të paidentifikuar. Raporti shkurtimisht rriti aksionet e kompanisë deri në 1 për qind, transmeton Telegrafi.
Meta, është kompania mëmë që zotëron rrjetet sociale sikurse Facebook, Instagram dhe WhatsaApp.
CEO i Meta-s, Zuckerbergu ka humbur përgjatë vitit 100 miliardë dollarë nga pasuria e tij, derisa kompania bëhet gati për Metaverse.