Valë shkarkimesh nga Twitter, Musk largon mijëra punonjës
Është një ditë e zezë për Twitter, teksa disa mijëra punonjës po bëhen gati për një pushim masiv nga puna, me urdhër të Elon Musk.
Miliarderi, që vetëm së fundmi mori drejtimin e rrjetit social, ka shkakuar tashmë bordin e drejtorëve të kompanisë dhe ka instaluar veten e tij si anëtari i vetëm i bordit.Pjesëtarë të shumtë të stafit postuan në Twitter mesazhe se u ishin bllokuar profilet e punës, pasi ishin informuar se do të lajmëroheshin më vonë mbi vendimin.Ndërsa punëdhënësve që shkarkojnë 500 ose më shumë punonjës u kërkohet të njoftojnë institucionet, Departamenti i Punësimit dhe Zhvillimit në Kaliforni ka deklaruar se nuk ka marrë ende asnjë njoftim nga Twitter.
Punonjësit e shkarkuar vijnë nga departamente të ndryshme si ai i mirëmbajtjes së rrjetit social, kujdesit të etikës, marketingut, komunikimit dhe kërkimit./euronews