“Instagram”-i “zgjidh defektin” pasi mijëra përdorues u pezulluan pa asnjë paralajmërim
Instagram-i ka thënë se ka zgjidhur një “bug” pasi mijëra përdoruesve iu pezulluan papritur llogaritë e tyre.
Përdoruesit në mbarë botën kanë postuar në platforma të tjera të mediave sociale të hënën për të pyetur pse janë bllokuar nga profilet e tyre, pasi kanë marrë një mesazh që thoshte: “Ne e pezulluam llogarinë tuaj më 31 tetor 2022”.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me qasjen në llogarinë tuaj në Instagram”, tha Instagram-i, përcjell Telegrafi.
“Ne po e shqyrtojmë atë dhe kërkojmë falje për shqetësimin”.
Dhe disa orë më vonë, Instagram-i njoftoi se e kishte zgjidhur problemin.
“Ne e kemi zgjidhur këtë defekt tani – që po bënte që njerëzit në pjesë të ndryshme të botës të kishin probleme me qasjen në llogaritë e tyre dhe shkaktoi një ndryshim të përkohshëm për disa në numrin e ndjekësve. Na vjen keq!”.
Megjithatë, disa përdorues u përgjigjën duke thënë se llogaritë e tyre ende kishin probleme.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë regjistruar probleme, sipas faqes së internetit Down Detector.
We’ve resolved this bug now – it was causing people in different parts of the world to have issues accessing their accounts and caused a temporary change for some in number of followers. Sorry! ëëhttps://t.co/Q1FBOEI97D
— Instagram Comms (@InstagramComms) October 31, 2022