Elon Musk shkarkon bordin drejtues të “Twitter”-it
CEO i Tesla-s Elon Musk, i cili mbylli marrëveshjen e blerjes së Twitter-it prej 44 miliardë dollarësh javën e kaluar dhe mori kontrollin e platformës, ka shkarkuar bordin drejtues.
Me këtë veprim, Musk tani është bërë drejtori i vetëm i Twitter, siç raportohet edhe nga mediat e huaja.
Nga shumë ndryshime që Musk bëri në platformën e mediave sociale, shpërbërja e bordit të drejtorëve është një hap i madh. Bordi i Twitter përbëhej nga Bret Taylor, Parag Agrawal, Omid Kordestani, David Rosenblatt, Martha Lane Fox, Patrick Pichette, Egon Durban, Fei-Fei Li dhe Mimi Alemayehou.
Elon Musk u bë drejtori i vetëm i kompanisë “në përputhje me kushtet e Marrëveshjes së Bashkimit”, i tha kompania Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve, raportoi The Hill.