Sot lansohet platforma “Rinia e Kosovës”, ku të rinjtë mund të informohen rreth arsimimit e punësimit
Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit sot do të lanësojnë platformën “One-Stop-Shop”, e quajtur edhe “Rinia e Kosovës”.
Kjo platformë u mundëson të rinjve qasje në informacione rreth mundësive për arsimim, punësim ose angazhime të këtij lloji, raporton Zeri.info.
“Platforma në fjalë, e cila është e para e këtij lloji në mbarë Kosovën, është rezultat i një bashkëpunimi pozitiv dhe të frytshëm ndërmjet Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe OJQ-së LENS”, thuhet në njoftim.
Sipas kësaj ministrie, kjo platformë u vlerësua shumë nga përdoruesit dhe u përditësua rregullisht me një laramani të gjerë mundësisht për të rinjtë.
“Për të festuar mjetet digjitale si mundësuese të ndryshimeve pozitive sociale dhe avancimeve demokratike, duke ripërtërirë së bashku përkushtimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe MKRS-së për avancim kuptimplotë të vlerave demokratike, ngjarja organizohet simbolikisht në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë”, thuhet ndër të tjera. /Zëri