Rikthehet legjendari “Renault 4”, tashmë krejtësisht elektrik

Rikthehet legjendari “Renault 4”, tashmë krejtësisht elektrik

Auto&Tech September 12, 2022 - 12:54

Prodhuesi francez i veturave “Renault” planifikon një gamë të gjerë të lansimeve dhe zbulimeve të produkteve në panairin e këtij viti në Paris, i udhëhequr nga koncepti “Renault 4”, një automjet i vogël plotësisht elektrik i frymëzuar nga retro, që do të dalë në prodhim deri në vitin 2025.

“Renault 4” do të jetë një “riinterpretim” i modelit origjinal, një hatchback i fortë me pesë dyer, që ishte në prodhim të vazhdueshëm nga vitet 1960 deri në fillim të viteve 1990, tha prodhuesi i automjeteve të premten në një njoftim për shtyp, raporton “europe.autonews”.

Makina, e quajtur me gjasë “4ever”, ka të ngjarë të hyjë në prodhim si një SUV i vogël, një model shoqërues i modelit të ri të vogël EV “Renault 5”, i cili gjithashtu mbështetet në modelin origjinal, transmeton Zeri.info.

Image

Një tjetër premierë kryesore në panair do të jetë një makinë koncept nga “Alpine”, marka e makinave sportive dhe garave të “Renault Group”.

Edhe “Alpine” po planifikon tre modele plotësisht elektrike, duke përfshirë një “hot hatch” të vogël të ngjashëm me “Renault 5” dhe një SUV. “Renault” tha vetëm se koncepti do të mishëronte “të ardhmen e produktit të saj dhe strategjinë sportive”.

Marka “Renault” do të zbulojë gjithashtu versionin e plotë elektrik të furgonit të saj kompakt të pasagjerëve “Kangoo” dhe “një makinë sportive dhe joshëse” për të festuar 50 vjetorin e lansimit të “Renault 5” origjinal në vitin 1972.

Image

Gjithashtu i pranishëm në stendën e grupit në panair, i cili mbahet për herë të parë që nga viti 2018, do të jetë “Mobilize Duo”, një EV i vogël i projektuar për lëvizshmërinë urbane.

Panairi i Parisit, pasi vuajti nga mungesa e shumë markave jofranceze në vitin 2018 dhe u anulua në 2020 për shkak të pandemisë, po kërkon një rindezje duke u kombinuar me panairin “Equip'Auto” për shitjet dhe shërbimet pas shitjes. Ai mbahet nga 17-23 tetor.

Përveç grupit “Renault”, markat që janë zotuar të shfaqen përfshijnë markat “Stellantis DS”, “Jeep” dhe “Peugeot” dhe hyrjet e reja kineze “Great Wall” dhe BYD.

Image

Zbulimet kryesore publike përfshijnë “Jeep Avenger SUV” të vogël, “Peugeot 408” fastback kompakt, një “SUV DS 7 Crossback” “facelift” dhe modelet e ardhshme nga BYD dhe “Great Wall”. /Zëri