Austral i ri ofron si “premierë” gjeneratën e tretë të sistemit me 4 rrota të Renault: 4CONTROL Advanced
Renault vazhdon të ofrojë inovacion dhe të ofrojë më të mirën e teknologjisë për numrin më të madh të njerëzve me gjeneratën e tretë të “4CONTROL Advanced”.
I prezantuar dhe komercializuar në vitin 2007, sistemi i drejtimit me 4 rrota të Renault po zhvillohet dhe po kthehet fuqishëm me një gjeneratë të tretë të përmirësuar.
Kjo vjen edhe si një ofertë unike në segmentin C-SUV, në gjendje të ofrojë komoditet të paparë në drejtimin e automjetit, shkathtësi të jashtëzakonshme dhe performancë dinamike të pakrahasueshme.
Dhe Austral i ri ofron si “premierë” gjeneratën e tretë të sistemit me 4 rrota të Renault: 4CONTROL Advanced.
Ndryshe nga çdo sistem tjetër për segmentin e tij, ky sistem krenohet me rehati të pakrahasueshme, shkathtësi të jashtëzakonshme dhe performancë të pashembullt.
“Renault po prezanton teknologjinë e drejtimit me 4 rrota në platformën e re CMF-CD. Falë kontrollit elektronik të timonit të rrotave të pasme, tani është e mundur të modifikohet pezullimi i pasmë për të ofruar performancën më të mirë në të gjitha kushtet: manovrim në qytet, shkathtësi në rrugët rurale dhe malore, stabilitet dhe siguri në autostradë”, ka thënë Filippo Mantovani, Shef i Dinamikave të Automjeteve të Renault.
Në këtë drejtim, shumë i shkathët dhe i lehtë për t’u manovruar nëpër rrugët e qytetit, Austral krenohet me drejtim të jashtëzakonshëm për një SUV të segmentit C.
Siç bëhet e ditur, ndër tjerash aktivizuesi i drejtimit të Austral i vendosur në boshtin e pasmë mund t’i kthejë rrotat e pasme deri në 5° në drejtim të kundërt të rrotave të përparme (krahasuar me 3,5° në gjeneratën e mëparshme me lëvizje me 4 rrota) – një arritje e madhe teknike.
Me gjeneratën e fundit të teknologjisë MULTI-SENSE në Austral, shoferi tani mund të përforcojë përvojën dinamike të drejtimit.
Ndërkohë në varësi të mënyrës së zgjedhur të drejtimit të para-programuar: Eco, Comfort ose Sport, është e mundur të vendosni secilën nga 3 mënyrat në një nga 13 nivelet e ndryshme.
Ky funksion mund të aksesohet nëpërmjet ekranit OpenR, ose një butoni të ri specifik për funksionin që ndodhet në timon.