IPKO është gati të ofrojë eksperiencën 5G

IPKO është gati të ofrojë eksperiencën 5G

Auto&Tech July 15, 2022 - 15:37

Prishtinë, 15 korrik 2022 – IPKO Telecommunications L.L.C ka përfunduar me sukses testimin e teknologjisë së rrjetit mobil të gjeneratës së pestë (5G).

IPKO Telecommunications L.L.C është operatori i parë në Kosovë që ka përfunduar me sukses testimin e teknologjisë së rrjetit mobil të gjeneratës së pestë (5G), e cila ka arritur një shpejtësi mbresëlënëse prej 1.2 Gb/sek. Teknologjia e rrjetit mobil të gjeneratës së pestë (5G) përfaqëson një riarkitektim thelbësor të qasjes së rrjetit duke shfrytëzuar trendet kyçe të teknologjisë inovative. Në përputhje me trendet më të fundit të teknologjisë, IPKO ka adaptuar teknologjinë më të re të rrjetit mobil dhe tani e pozicionon Kosovën në hartën botërore të 5G.

Teknologjia 5G është shumë më tepër se gjenerata e teknologjisë wireless, është fillimi i një udhëtimi drejt shpejtësive marramendëse dhe lidhjes edhe më të besueshme mobile, duke e ngritur cilësinë e shërbimeve për konsumatorin. Si kompania me infrastrukturën më të avancuar në vend, IPKO së shpejti do të jetë e gatshme t'u mundësojë konsumatorëve të saj të përjetojnë teknologjinë më të fundit.

IPKO është kompania investitore e huaj më e madhe në vend e cila për 15 vite të operimit të saj ka arritur të investojë 400 milionë euro në infrastrukturën mobile dhe fikse, dhe ende vazhdon të zgjerohet.

Tomaz Seljak drejtor ekzekutiv në IPKO ka thënë se IPKO do të kalojë në rrjetin 5G sa më shpejt që është e mundur. “Ne gjithmonë dëshirojmë që konsumatorët tanë të kenë përvojën më të mirë të mundshme të internetit mobil dhe jemi shumë të lumtur që do t’u mundësojmë teknologjinë e gjeneratës së ardhshme përmes rrjetit 5G. Për më tepër, për të përmbushur kërkesën për shpejësi më të madhe të internetit në shtëpi, ne po investojmë edhe në infrastukturën e fibrit optik dhe vazhdojmë të zgjerojmë mbulimin dhe kapacitetin e rrjetit 4G”, vazhdoi z. Seljak.

IPKO Telecommunications L.L.C vazhdon të jetë operatori lider në Kosovë dhe është plotësisht i përkushtuar për t'u ofruar konsumatorëve të saj cilësinë më të mirë të shërbimit dhe kujdesin ndaj klientit, si dhe për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës. IPKO mbulon 90 për qind të vendit me shërbime fikse dhe mobile. IPKO është operatori më inovativ në prezantimin dhe implementimin e teknologjive moderne, lider që për herë të parë arriti të ofroj 3G dhe 4G në Kosovë dhe tani operatori i parë që ka përfunduar me sukses testimin e rrjetit mobil 5G në Kosovë.