Bashkë, 10 vjet rrugëtime me Renault dhe Dacia!
Një dekadë por shumë suksese brenda 10 viteve nga Renault dhe Dacia.
Gjatë këtyre viteve nuk anashkalohen vështirësitë dhe sfidat gjatë këtij rrugëtimi por prapë se prapë Renault arriti që të jetë i pari me veturat më të shitura në tregun tonë.
Sivjet festojmë 10 vjetorin e Renault dhe Dacia në shtëpinë tonë Auto Mita, kemi udhëtuar më shumë se 300 milion kilometra dhe kemi shërbyer më shumë se 50 mijë servisime.
Si liderë në treg gjatë 6 viteve të fundit, arritëm ta bëjmë veturën Renault Captur më të dashurën në Kosovë me mbi 1200 shitje.
Besimi juaj ndaj Renault dhe Dacia në çdo kilometër është dhurata më e mirë për ne.
Në këtë 10 vjetor, Renault dhe Dacia do të dhurojnë shumë befasi përgjatë verës ku një ndër to është edhe eventi bombastik që do të mbahet në muajin shtator ku do të ketë shumë oferta, dhurata dhe aktivitete të shumta.
Nga Renault dhe Dacia: “Ju falënderojmë secilën e secilin që na shoqëruat këto 10 vite – rrugëtimi jonë vazhdon bashkë me ju!”
Nuk është rastësi që janë më të mirët në rajon sepse ajo që i veçon është kujdesi ndaj detajeve.
Ky është artikull i sponsorizuar.