“Fiket” interneti, websitet-et në të gjithë botën ndalojnë së funksionuari
Shumë faqe interneti kanë ndaluar së punuari siç duhet për shkak të një ndërprerjeje të madhe të internetit në të gjithë botën, problemi u ndje edhe Shqipëri, ku shumë nga faqet online patën një ndërprerje të punës për gati 50 minuta.
Problemet dukej se ishin rezultat i një ngërçi në Cloudflare, një ofrues i infrastrukturës së internetit që fuqizon pjesën më të madhe të uebit.
Shumë sajte mbështeten në mjetet e kompanisë për t’i shërbyer në fakt informacionin dhe mediat e tyre përdoruesve, që do të thotë se problemet në Cloudflare godasin me shpejtësi faqet e tjera, që në dukje janë të palidhura.
Njerëzit që vizitonin ato sajte panë mesazhe ku shkruhej error 500, në vend të faqeve të zakonshme.
Menjëherë pas njoftimit të problemit, Cloudflare tha se kishte gjetur burimin e problemit dhe po zbatonte një rregullim, ndërsa po “monitoronte” për çdo çështje të mëtejshme. /Top Channel