Musk kërcënon me prishje të marrëveshjes për blerjen e Twitter-it
Auto&Tech
June 06, 2022 - 23:54
Miliarderi amerikan Elon Musk ka kërcënuar me prishje të marrëveshjes për blerjen e Twitter.
Në një letër ai ka akuzuar kompaninë për mosrespektim të kërkesave të tij, lidhur me numrin e profileve të rrejshme na platformën e rrjetit sociale, transmeton Telegrafi.
Musk ka thënë se Twitter ka refuzuar t’ia ofrojë të dhënat e nevojshme që do ta lehtësonin sipas tij vlerësimin e profileve të rrejshme apo të “padëshirueshme”.
Në prill Twitter pranoi ofertën e Musk prej 44 miliardë dollarëve, për ta marrë në menaxhim kompaninë dhe të jetë një kompani private.