Nissan Qashqai i ri vlerësohet si vetura më e sigurt e testuar – merr çmimin më të lartë

Nissan Qashqai i ri vlerësohet si vetura më e sigurt e testuar – merr çmimin më të lartë

Auto&Tech May 11, 2022 - 11:05

Euro NCAP ka testuar sistemet e Asistencës në Autostradë të ofruara në katër makina të fundit: Jaguar I – PaceSistemi që u vlerësua si niveli “Entry”, Poestar 2 u vlerësua si “mirë”, ndërsa VW ID.5 dhe Nissan Qashqai janë performuesit më të mirë ku u vlerësuan me “Excel” që do të thotë “shumë mirë”.

Këto teste që u janë bërë përbëhen nga disa skenarë kritikë të drejtimit të autostradës ku tregojnë se sa është në gjendje sistemi të mbështesë shoferin në shmangien e një përplasjeje të mundshme.

Këto vlerësime janë bërë për herë të parë në sistemet e vozitjes të sigurisë në rrugë, vozitjes autonome, gjysmë autonome.

Po ashtu është vlerësuar se si shoferi dhe sistemi bashkëpunojnë, ku siguron që shoferi të mbetet i angazhuar në detyrën e drejtimit.

Së fundi, testohet aftësia e automjetit për të zbutur pasojat e një përplasjeje, të referuara si rezervë sigurie, në rast se një aksident është i pashmangshëm.

Image

Qashqai i ri, tashmë si një performues i jashtëzakonshëm në vlerësimin e përgjithshëm të sigurisë të Euro NCAP, me rezultate pothuajse të përputhshme për Angazhimin e Shoferit dhe Asistencën e Automjeteve.
Kjo veturë me të vërtetë shkëlqen.

Përsëri, ai ofron një nivel të lartë asistence për shoferin, duke mbështetur shumë detyra drejtimi në autostradë, por kurrë nuk nxit besimin e tepërt që mund të çojë në shpërqendrim të shoferit.

Sekretari i Përgjithshëm i Euro NCAP, Michiel van Ratingen, thotë: “Ne kemi publikuar vlerësimet e drejtimit të asistuar prej disa vitesh dhe po shohim përmirësime reale në performancën e sistemit. Shumica e prodhuesve e kuptojnë se është e rëndësishme që drejtuesit të gëzojnë përfitimet e drejtimit të asistuar pa besuar se mund t’ia dorëzojnë kontrollin plotësisht makinës, dhe ky është një nga aspektet që vlerësimi ynë merr në konsideratë.

Image

Urime për Nissan – Qashqai është makina më e përballueshme në këtë grup, por, me ID.5, ndan vlerësimin më të lartë që kemi parë deri më tani, tregon se teknologjia po ecën me shpejtësi dhe se drejtimi i asistuar do të bëhet pjesë e rrymës shumë shpejt.”

Këtë veturë mbresëlënëse e gjeni në familjen e madhe të Automita!

Ky është artikull i sponsorizuar.